Pressy Kickstarter, projekt që synon të shtojë funksione të reja në pajisjet e mençura

Një projekt tjetër nga Kickstarter synon të lejojë hapsirën me 3.5mm që ju e përdorni për të vënë ndëgjojset/kufjet në mënyrë për të përdorur si buton shtesë në pajisjen...

Një projekt tjetër nga Kickstarter synon të lejojë hapsirën me 3.5mm që ju e përdorni për të vënë ndëgjojset/kufjet në mënyrë për të përdorur si buton shtesë në pajisjen tuaj të menqur me Android.

Ju mund të konfiguroni butonin Pressy për të kryer shumëllojshmëri veprimesh  i cili  përmes shtypjes së tij ju mundëson të përdorni blicin, të bëni një foto të shpejtë, të bëni ndonjë thirrje të shpejtë apo edhe të incizoni diqka.

Pressy Kickstarter, projekt që synon të shtojë funksion të ri në pajisjet e mençura

Pra, përmes aplikacionit Pressy, i cili është dedikuar këtij butoni ju mund të rregulloni veprime të ndryshme. Ju mund të zgjedhni veprime të ndryshme të kikimeve si një klikim të vetëm, dy klikime apo më shumë.

Zhvilluesit po ashtu kanë lëshuar një video të cilën mund ta shikoni këtu :

Aplikacioni Pressy ju lejon të kryeni të gjitha llojet e veprimeve dhe ju mundëson të shtoni edhe funksione sipas dëshirës tuaj. Ndërsa nëse ndonjëherë ju duhet hapsira për të përdorur kufjet/ndëgjojset tuaja, ju mund të largoni atë dhe të vendosni ato duke u përdorur për qëllimin e tyre.

Pressy deri tani ka arritur 30.000 dollarë nga 40.000 dollarë që duhet dhe shpresojmë që së shpejti të arrijë qëllimin e saj  deri në datën 14 Tetor. Shikoni në faqen Kickstarter për të bërë një donacion./itShqip

RELATED BY