Prezantohet iOS 5.1

Në ngjarjen e cila po mbahet në San Francsiko, Apple ka prezantuar versionin më të ri të sistemit operativ iOS, version ky i cili ka sjellur edhe mbështetje për...


Në ngjarjen e cila po mbahet në San Francsiko, Apple ka prezantuar versionin më të ri të sistemit operativ iOS, version ky i cili ka sjellur edhe mbështetje për gjuhën japoneze në Siri, asistentin e zërit për iPhone 4S.

Lajmi për lansimin e iOS 5.1 është përfolur që disa javë, por tani është zyrtare. CEO i Apple Tim Cook e prezantoi atë, por tha se iOS 5.1 nuk është ende në dispozicion për shkarkim.

Thuhet se Apple është duke testuar edhe iOS 6, por asgjë nuk është zyrtare./itshqip

RELATED BY