Prezantohet Samsung Galaxy SIII

Të Enjten në një konferencë për shtyp nga Samsung në Londër është paraqitur i shumëprituri Samsung Galaxy SIII. Ku as kësaj here nuk munguan befasitë nga ana e kompanisë...


Të Enjten në një konferencë për shtyp nga Samsung në Londër është paraqitur i shumëprituri Samsung Galaxy SIII. Ku as kësaj here nuk munguan befasitë nga ana e kompanisë Samsung.

Samsung Galaxy SIII pritet që ta pushtoj tregun e smartphoneve me procesor Quad-Core, ku do të sfidohet nga iPhone 4S dhe nga HTC One X, me Android që do të paraqitet muajin e ardhshëm.

Samsung Galaxy SIII do të filloj të shitet nga fundi i muajit Maj, në Britaninë e Madhe, pastaj gjatë verës pritet të mbërrij edhe në SHBA, pastaj në të gjitha shtetet e botës. Çmimi do të sillet diku rreth
680 euro dhe mund te blihet nga operatorë të ndryshëm. Do kemi mundësi të zgedhim mes ngjyrës së bardhë dhe blu.

Galaxy SIII vjen me performanca të jashtëzakonshme, do të ketë procesor Quad-Core Exynos CPU, me ekran 4.8 inç HD AMOLED, 16GB dhe 32 GB hapësirë dhe mundësi për microSD deri 64 Gb, kamera e pasme 8 Megapixel, kurse kamera frontale 1.9 Megapixel, gjithashtu mbështet edhe (NFC, WiFi, GPS, Bluetooth 4.0.). Kurse si sistem operativ do të përdorë Android 4.0 Ice Cream Sandwich./itshqip

VIDEO:

Dërguar nga: Meteora…

RELATED BY