Prezentohet Galaxy Nexus së bashku me Android 4.0

Një sistem operativ të qeverisë me të gjithë! A do të jetë Ice Cream Sandwich zgjidhja e Google-s për t’u përballur me fragmentimin e tregut të Android? Verzioni më...

Një sistem operativ të qeverisë me të gjithë! A do të jetë Ice Cream Sandwich zgjidhja e Google-s për t’u përballur me fragmentimin e tregut të Android? Verzioni më i ri i sistemit operativ mobil është i projketuar pikërisht për këtë gjë, të punojë në telefonat e zgjuar dhe njëkohësisht në kompjuterët tabletë.

“Krijuam një font të ri i cili është optimizuar në ekranet HD dhe eliminuam të gjitha pullat harduerike në shkëmbim të disa pullave softuerike(Interfejs Robot)”, tha Google i cili së bashku me Samsung në Hong-Kong prezentuan “Ice Cream Sandwich” dhe telefonin e parë i cili punon po në këtë sistem operativ, Galaxy Nexus.

“Gjithashtu në mënyrë dramatike përmisuam tastierën, mundësuam që njoftimet(ang.notifications) të duken më interaktive dhe krijuam Widgets, madhësia e të cilit mund të ndryshohet”.

Ice Cream Sandwich ka një dizajn të ri Gmail dhe një aplikacion të ri People përmes së cilës ka qasje deri tek fotografitë dhe statuset në rrjetet sociale. Sandwich ose Android 4.0 ka të integruar dhe Face Unlock opsionin për njohjen e fytyrave për të zhbllokuar telefonin.

Galaxy Nexus do të jetë paisja e parë që do të posedojë dhe Android Beam, mjet për ndarjen e ueb faqeve, hartave, lokacioneve dhe aplikacioneve përmes near-field communication (NFC) thjesht vetëm duke afruar dy telefonat afër njëri-tjetrit.

Galaxy Nexus ka 4.65 ich ekran, LTE(4G) mbështetje dhe do të punojë në një procesor 1.2 GHz, dhe me 1GB RAM, si dhe me 32GB memorie.

Telefoni do të shfaqet në shitje në tërë botën nga muaji i ardhshëm./itshqip

RELATED BY