Prezentohet Google Music

I paralajmëruar që në muajin maj në konferencën I/O, konkurenti i Apple iTunes, Google Music, më në fund ishte prezentuar. Në fakt, është prezentuar vetëm për përdoruesit amerikan sepse...

I paralajmëruar që në muajin maj në konferencën I/O, konkurenti i Apple iTunes, Google Music, më në fund ishte prezentuar. Në fakt, është prezentuar vetëm për përdoruesit amerikan sepse ky shërbim tani për tani është në dispozicion vetëm në SHBA.

Google Music është shërbim për rruajtjen dhe ndëgjimin e muzikës, për blerje dhe ngarkimin e këngëve, dhe për ndëgjmin e asaj muzike nga gjithë paisjet. Ka opsion për ndëgjimin e muzikës edhe kur jeni offline.

Për nevojat e shërbimit, Google startoi dhe dyqan muzikor në kuadër të Android Market(nuk është në dispozicion për përdoruesit shqiptar) e cila në tërësi është integruar në Google Music. Dyqani ka mbi 13 milionë këngë nga artistë të ndryshëm të cilët janë prezentuar nga studiot e mëdha muzikore. Marrëveshja me studiot ishte një nga pengesat kryesore, përse ky shërbim kishte startuar kaq vonë.

Këngët do të mund të blihen nga Android dhe PC dhe do të jenë në dispozicion nga kudo, sepse , normalisht do të ngarkohen në re./itshqip

VIDEO:

 

RELATED BY