Prezentohet iOS 5, ka të integruar edhe Twitter

  Risi interesante në iOS 5 është integrimi me Twitter dhe sistemi me njoftime( ang. Notifications) të cilat kur të ndodhë diçka ju shfaqen në krye të iOS ekranit...

 

Risi interesante në iOS 5 është integrimi me Twitter dhe sistemi me njoftime( ang. Notifications) të cilat kur të ndodhë diçka ju shfaqen në krye të iOS ekranit pa e ndërprerë punën e aplikacioneve. Me dalje në pjesën e sipërme do të mund të shikohen të gjitha njoftimet, e cila është ngjajshëm sikur tek paisjet që përdorin sistemin operativ Android. Njoftimet do të shfaqen edhe në faqen e parë për zhbllokim të iPhone dhe paisjet tjera iOS. Në atë ekran do të mund të vendosen edhe Widgets për të monitoruar postat elektronike(e-mail) ose rezultatet drejtpërdrejtë.

Tani në iPad, ueb shfletuesi Safari ka tabs dhe është e paraqitur si aplikacion Reading List për iOS paisjet me të cilën mund të shpërndahen lidhje të ndryshme. Prezentohet edhe iMessage për komunikim dhe dërgim të SMS midis iOS paisjeve. iOS 5 posedon dhe Newstand, një aplikacion i ngjajshëm si iBooks, për shqyrtim të aplikacioneve për gazetat. Ka dhe një aplikacion të re për kamerë dhe për fotografë, një aplikacion të re gjithashtu për Mail. Posedon dhe një sistem të ndarë në dy tastier të cilët të dy pjesët shfaqen në dy anët e ekranit me çfar e bën shtypjen në tastier shum më të lehtë.

Një nga lajmet ose risitë më interesante është fakti që nuk keni nevojë për iTunes për Kompjutërin tuaj që të përdorni ndonjë iOS paisje. Ka një opsim për të vendosur direkt përmes vet paisjes përmes ekranit Welcome.

iOS 5 do të shfaqet në vjeshtë.

Gjatë prezentimit të iOS 5, Apple për konferencën e sajë WWDC për zhvilluesit publikoi një statistikë shum interesante, duke thënë kështu se Apple ju ka paguar programerëve gjithsej 2.5 milijardë dollarë, për punën e tyre, dhe në përgjithsi kjo tregon se vecanërisht iOS tregu, mund të jetë shum fitimprurëse. Sidomos kur ne kemi dhe statistika tjera. Në fakt, Apple ka 200 milionë paisje iOS të shitura, ku 25 milionë janë vetëm iPad në 14 muajt e parë. Nga App Store aplikacionet mobile janë shkarkuar gjithsej 14 miliardë herë, kurse ka të shitur dhe 15 milijardë këngë përmes iTunes dhe 130 libra përmes iBookStore./itshqip

VIDEO:

RELATED BY