Prezentohet iPhone 4

Stiv Xhobs prezentoi Iphone 4 në konferencën WWDC. Edhe pse për këtë telefon dihet tani më disa muaj, “më tregoni nëse e keni parë më herët” bën hajgare Xhobs...

Stiv Xhobs prezentoi Iphone 4 në konferencën WWDC. Edhe pse për këtë telefon dihet tani më disa muaj, “më tregoni nëse e keni parë më herët” bën hajgare Xhobs në fillim të prezentimit, megjithatë prezentim oficial do të thotë që ky është dizajni përfundimtar për këtë paisje të rre të Apple-së. Përkundër paisjes të re është njoftuar edhe për disa aplikacione të reja që do të posedon ky telefon, shembull FaceTime aplikacioni për video chat.

Iphone i4, disa specifika:

Diku 9.3 milimetra i hollë, me mbulesë metalike e cila shërben si antenë për BT
– 3.5 inc ekran njësoj si iPhone i vjetër, por siç e quan Apple “Retina Display” dhe me 326 ppi(960×640 piksel) ekran, me një rezulucion të lartë.
– Punon në A4 procesor me të cilin punon tash më dhe iPad
– Bateria – shtatë orë bisedë në rrjete 3G, deri në 10 orë ueb shfletim WiFi, gjashtë orë 3G, 10 orë video dhe deri në 40 orë për muzikë
– Sistem Operativ iOS 4, i cili mbështet multi-tasking, ose përndryshe mundësi për të punuar me më shum aplikacione në të njejtën kohë.
– 5 MP kamerë dhe LED blic
– Mundësi për të inçizuar në HD(High Definition) 720p
– 2 Kamera, një përpara dhe një mbrapa paisjes. Kamera e cila ndodhet përpara është projektuar për FaceTime aplikacionin (Video Chat).
– U prezentua dhe një program i ri iMovie për përpunim të videove i cili kishuton 5$ në App Store.
– Gyroskop me tre akse për lëvzije më precize kshtu që Gyroskopi dhe Akselerometri se bashku ofrojnë gjashtë akse të ndjeshmërisë
– Ka një Inbox të sinkronizuar dhe
– E-Books

iPhone 4 do të del në shitje fillimisht në SHBA, Britani, Japoni, Gjermani dhe Francë më 24 korrik, kurse në 88 vendet tjera do të shfaqet në treg nga muajt e ardhshëm. Për 16 Gb iPhone4 do të kushtoje 200$ kurse për 32 GB hapsire 300 $. Ndërsa do të keni mundësi të zgjedhni dy ngjyra, atë të bardhë dhe të zezë.

Më shum fotografi të telefonit mund të gjeni tek galeria oficiale, kurse më poshtë është një video për dizajnin dhe të rejat e kësaj paisje.

RELATED BY