Project Ara do të lansohet muajin e ardhshëm në Barcelonë

Project Ara do të lansohet në Barcelonë

Spekulimet e fundit për Project Ara thonë se telefoni modular me disa nga pjesët e tij do të vijë muajin e ardhshëm në Kongresin Botëror Mobil që do të mbahet në Barcelonë. Në këtë panair pritet të prezantohen pesë komponente modulare si dhe një version përfundimtar i pajisjes modulare.

Telefonat modular Project Ara do iu lejojnë përdoruesve të përmirësojnë komponentët si kamerën, RAM-in, grafikën apo ekranin thjeshtë duke e larguar pjesën e vjetër dhe duke e vendosur komponentin e ri. Të mërkurën, Toshiba njoftoi që ka krijuar një partneritet me krijuesin e çipave Gujart për të prodhuar çipa për pajisjet Project Ara. Shardul Kazi, zëvendës kryetari i kompanisë Toshiba, tha se Google ka projektuar dy versione të ndryshme të telefonave, Spiral One dhe Spiral Two, transmeton itShqip.com. Versioni i tretë, Spiral Three, do të lansohet së shpejti ku së bashku me Spiral Two do të ofrohen tek konsumatorët.

Google është e qartë që ka vendosur të sjell sa më parë telefonat modular Project Ara, ndonëse deri tani nuk është konfirmuar ende asgjë nga kompania për lëshimin e mundshëm në Barcelonë.(ITshqip)

Related Posts