Publikohet API-ja e parë për Google+

Google ka publikuar API-në e parë për rrjetin social Google+, që është edhe hapi i parë për të ju mundësuar programerëve të krijojnë aplikacione për këtë rrjet. “Unë jam...

Google ka publikuar API-në e parë për rrjetin social Google+, që është edhe hapi i parë për të ju mundësuar programerëve të krijojnë aplikacione për këtë rrjet.

“Unë jam shumë i gëzuar se si Google+ projekti sjell pasurinë dhe nuanën e shkëmbimit të jetës reale në softuer, dhe sot po paralajmërojmë hapin e parë drejt aplikacioneve tuaja me nisjen e Google+ API-së, për të dhëna publike”, tha programeri i kompanisë Google, Kris Chabot.

API-ja e parë do të jetë vetëm për nxjerjen e postimeve publike dhe të dhënave të përdoruesve të cilët janë të shënuar si publike. Shembull, aplikacionet sikur TweetDeck do të mund të shfaqen në postimet publike nga Google+, por nuk do të mund të postohen në rrjetin përmes tyre.

Megjithatë, jo çdo përdorues nxjer postime publike, por API do të shërbejë kur të publikohen biznes profilet. Akoma nuk është e qartë pse Gogle nuk lejonë të startohen biznes profilet(ngjajshëm si Fan Pages në Facebook), edhe pse tani më ka futur opsione për verifikimin e profileve./itshqip

RELATED BY