Publikohet Joomla 1.6

Publikohet verzioni më i ri i sistemit më të njohur për menaxhimin e faqeve, e cila duhet tu jep kontrollë më të madh dizajnerëve dhe përdoruesve të faqeve. Joomla...

Publikohet verzioni më i ri i sistemit më të njohur për menaxhimin e faqeve, e cila duhet tu jep kontrollë më të madh dizajnerëve dhe përdoruesve të faqeve. Joomla është një CMS shum e thjeshtë për përdorim, e cila është shkarkuar diku mbi 22 milionë herë.

“Me opsionet dhe mundësit e reja, si hierarkia dhe dizajni i sistemit për kontrollë të qasjes, planë semantik XHTML, përmisimin e shtojcave vetëm me një klik, dhe mbështetje për me më gjuhë gjuhë, Joomla 1.6 kishte evuluar për tu bërë më miqësorë-ndaj-përdoruesve, mjet i fuqishëm në zhvillimin e ueb pranisë.” thotë Rajan Ozimek, presidenti i Open Sources Matters, organizata prapa projektit të quajtur Joomla.


Disa nga risitë e Joomla 1.6, janë:

– Kontrollë më të mirë për qasje dhe redaktim të përmbajtjeve me grupet e përdoruesve, të cilat mund të konfigurohen.

– Struktura e kategorive është caktuar nga më të thjeshtat e deri tek ato me një nivel pak më komplekse.

– Përmisime gjat instalimit, të cilat lejojnë që të instalohen më shum shtojca nga një paketë, dhe të cilat përditësohen vetëm me një klik.

– Më shumë mbështetje gjuhësore, për produksion më të lehtë të më shumë faqeve gjuhësore.

– Koha e fillimit dhe mbarimit të publikimit e moduleve me më shumë kontrollë.

– Më shumë template të reja, për ti pëlqyer syrit dhe shfletuesve të internetit.

– Më shumë kontrollë përmes stileve të templateve.

Për të shkarkuar Joomla, klikoni këtu.

RELATED BY