Publikohet WordPress 3.1 me më shum se 2.000 ndryshime dhe risi të reja.

Arriti verzioni i katërmbëdhjetë i WordPress i emëruar si “Reinhard” sipas kitarisit jazz Reinhardt Django. WordPress 3.1 mund ta shkarkoni manualisht, ose ta bëni upgrade nga kontrolli i juaj...

Arriti verzioni i katërmbëdhjetë i WordPress i emëruar si “Reinhard” sipas kitarisit jazz Reinhardt Django. WordPress 3.1 mund ta shkarkoni manualisht, ose ta bëni upgrade nga kontrolli i juaj i  panelit dashboard.

Wordprees 3.1 ka më shumë se 2.000 ndryshime dhe 820 lëshime ose bugs të përmisuara.

Sa i përket dizajnit, nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm, përveq një dashboard të lehtësuar. Përjashtim është stili i kaltërt, ku ka disa ndryshime të vogla.

Më shumë ndryshime të rëndësishme janë:

– Lidhje interne – Me klikim të pullës për lidhje interne mund të kërkoni nëpër përmbajtjet egzsituese pë të gjetur ndonjë blog të caktuar, ose ti shfletoni të njejtat dhe nga ato të linkoni në blogun tuaj të ri. Kjo do të jetë ju hyn në punë atyre që shpeshë linkojnë përmbajtje të vjetra, e sidomos ato uebfaqe të cilat kanë shum përmbajtje.

– Admin bar – përmban lidhje të ndryshme deri tek mjete të dobishme të adminit. Këtë bar mund të shiqoni nëse jeni të loguar në faqet tuaja. Nga tani ky bar është i shtuar ose i mundëssuar si default, por mund ta largoni nëse ju pengon. Ndodhet në krye të secilës faqe nëse jeni i loguar.

– Interfejs i lehtësuar për të shkruar – shumica e opsioneve të cilat shpesh përdoren janë të mundësuar ose të vendosur si default, për të fituar interfejs më të pastërt.

– Post format – këtë opsion mund ta përdorin autorët për ta përshtatur atë sipas nevojave të tyre, se si duan tu prezentohet blogu i tyre. Përshembull, mund të zgjedhni “aside, link, video, image, quote, status, audio, chat ose gallery”. Me zgjedhjen e ndonjërës prej këtyre opsioneve, blogu juaj do të prezentohen në një mënyrë të ndryshme, sipas rregullave të paracaktuara.

– Dhe ndryshime tjera – tipare të reja të CMS-së, pothuajse komplet Network Admin etj./itshqip.com

RELATED BY