Qwiki, enciklopedi vizuele.

Qwiki është enciklopedi vizuele, por edhe softuer i dedikuar për të punuar si aplikacion për telefonat mobil dhe kopmjuterët tabletë. Qwiki prezenton të dhënat për miliona tema të ndryshme...

Qwiki është enciklopedi vizuele, por edhe softuer i dedikuar për të punuar si aplikacion për telefonat mobil dhe kopmjuterët tabletë. Qwiki prezenton të dhënat për miliona tema të ndryshme në një mënyrë shumë interesante dhe vizuele. Kjo është sikurse çdo artikull në Wikipedia të posedon video dhe audio.

Qwiki është në verzionin fillestar, alfa. Kishte startuar më 24 janar të vitit 2011, dhe tash më është lajmëruar si dominues në këtë sferë të enciklopedisë interaktive, e cila si fillim ka diku 3 milionë referenca.

Pasi të kërkoni diçka, Qwiki do të ju shpjegon gjithcka për temën të cilën e keni kërkuar, në ndërkohë duke ju treguar fotografi kyçe, harta, video, animacione… Zëri është i këndshëm për ndëgjim, kurse fotografitë për çdo temë janë me të vërtetë interesante.

Nga ekipi i faqes së tyre, thonë se Qwiki është si aplikacion prej filmet shkencor-fantazik, ku njerzit janë mbledhur informacione dhe pastaj janë prezentuar në mënyrë interaktive.

Pa ndërprerë bëjnë thirje edhe për entuziastët e ri të cilët do të kishin punuar së bashku me ta, kurse ofrojnë dhe kushte të shkëlqyera për punë. Ato thonë se Qwiki shëndronë një informacion në përvojë, kurse ne jemi dakord me ta. Qwiki është e ardhmja e enciklopedisë.

Ndëgjoni dhe vetë:

Kurse ky është prezentimi i Qwiki:

RELATED BY