R.I.P floppy

Floppy disqet përfundimisht e humbën edhe luftën e fundit mes formateve tjera, për memorimin  e të dhënave. Firma japoneze Sony, e cila mban 70% të tregut për 3,5 inc...

Floppy disqet përfundimisht e humbën edhe luftën e fundit mes formateve tjera, për memorimin  e të dhënave.

Firma japoneze Sony, e cila mban 70% të tregut për 3,5 inc floppy disqe, njoftoi se prodhimimin e këtyre disqeve do e ndalon më 6 maj 2011, respektivisht 30 vjet pasi Sony lansoi flopin e parë.

Në muajin e kaluar, Sony kishte ndalur shitjen e këtyre disqeve në tregun ndërkombëtar për arsye të kërkesës shumë më të vogël, dhe kuptohet konkurencës së madhe.
Analistët thonë se “vdekja shumë e ngadalshme” e këtyre disqeve fillon që nga viti 1998, kur Apple vendos që në kompjuterin G3 iMac, mos të përshin këtë paisje. Që atëherë edhe firmat tjera ngadal filluan të ndalin prodhimet e këtyre disqeve, duke përfshi këtu edhe gjigantin Dell, në vitin 2003.

Edhe pse egziston tregje në Indi dhe vendet tjera në Azine e jugut për disqe 3,5 inc, shitjet në mënyrë drastike bien. Në vitin 2002 Sony kishte porositur 47 miljonë kopje të floppy disqeve, ndërkohë në vitin e kaluar shitja arriti një shifër prej 12 milojn.

Por megjithatë fakti që këto disqe nuk do të prodhohen, është ajo që edhe një kohë të gjatë do mbesin sinonim i operacioneve për regjistrimin e të dhënave.
Duhet cekur poashtu që tek secili kompjuter funksioni per regjistrim të dokumenteve është i perfshirë po me këtë disk, kurse shenja do mbetet edhe pasi kjo paisje totalisht të del nga përdorimi.

RELATED BY