Razer zbuloi një gejming laptopë ultra të hollë me video pad në prekje.

Razer Blade është gjenerata tjetër e laptopëve 17-inch i cili është vetëm 2.2 centimetra i hollë dhe peshon 3.1 kilogram. Përveç që është kompakt për, siç dhe e reklamoi...

Razer Blade është gjenerata tjetër e laptopëve 17-inch i cili është vetëm 2.2 centimetra i hollë dhe peshon 3.1 kilogram. Përveç që është kompakt për, siç dhe e reklamoi Razer “laptopi i vërtetë gejming”, tjetër risi interesante është se posedon OLED butona të cilat mund të personalizohen dhe LCD pad në prekje.

Video pad në prekje, i njohur ndryshe edhe si Switchblade UI, është interfejs i dizajnuar për ti shfaqur opsionet plotësuese nga lojrat. Ka dy module, një për të shfaqur informacione vizuale, shembullë hartat e lojës, dhe një modulë të dytë me të cilën mund të përdoret pad-i në prekje si kontrollues. Krahas video interfejsit, Blade ka edhe 10 butona tjerë të cilat mund të personalizohen.

Përndryshe, sa i përket pjesës harduerike, ky laptop ka 2.8 GHz Intel Core i7 2640 procesor me 8GB RAM dhe nVIdia Gegorce GT555M 2GB kartelë grafike, me 320GB SATA hard-disk. Më shum për përformansat e këtij super-laptopi, në faqen e Razer.

Edhe pse duket dhe tingëllon shkëlqyeshëm, nuk presim që së shpejti ndonjë gejmer të mburret me një Razer Blade të ri, në vendin tonë, sepse ky laptop kushton 2.800 dollarë, një çmim i lartë me siguri përshkak të interfejsit inovativ Switchblade./itshqip

RELATED BY