Rendi Zakerberg largohet nga Facebook

  Rendi Zakerberg, motra e themeluesit të Facebook Mark Zakerberg, largohet nga kompania në të cilën deri më tani ishte drejtor për marketing, kurse largohet për të filluar një...

 

Rendi Zakerberg, motra e themeluesit të Facebook Mark Zakerberg, largohet nga kompania në të cilën deri më tani ishte drejtor për marketing, kurse largohet për të filluar një biznes personal.

Rendi, e cila gjashtë vite kishte punuar si drejtor marketingu, ndihmoi që të tejkalohen barrierat në mes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale, udhëheqte projekte, lidhte partneritete me kompani të ndryshme mediale, dhe i ndihmoi Facebook që të lansojë edhe Facebook Live, shkruan CNN Money.

“Në gjashtë vitet e fundit kam punuar me ndër njerzit më të mençur dhe të shkëlqyeshëm, kisha mundësinë të jem pjesë e disa projekteve të cilët ndryshuan industri të tëra. Tani është koha të ndjek ëndrat e mija dhe të lansojë një kompani mediale timen”, tha Rendi.

Kompania e saj e re do të quhet RtoZ Media, dhe do të ju ndihmon kompanive të jenë më shoqëror./itshqip

 

RELATED BY