Rikthehet bisha – Ford prezanton konceptin GT

Ford arriti që konceptin e saj të modelit GT ta mbaj sekret deri në hapjen e panairit të makinave e cila u mbajt në Detroit dhe në këtë mënyrë...

Ford arriti që konceptin e saj të modelit GT ta mbaj sekret deri në hapjen e panairit të makinave e cila u mbajt në Detroit dhe në këtë mënyrë ata shpalosen shumë surpriza për adhuruesit e modeleve atraktive dhe tërheqëse.

ford-gt1

Koncepti i ri sportiv i makinës Ford vazhdon në të njëjtin drejtim si modeli i mëparshëm që ishte prodhuar nga viti 2005 deri 2006.

Makina ka një siluetë të ulët dalluese, të theksuar tek krahët, ndërsa forma e dritave qartë na bën me dije se ky model i përket familjes GT.

ford-gt-acdr

Kabina është ndërtuar si komponent e vetme nga fibra karboni, ndërsa dyert hapen në mënyrë vertikale. Në pjesën e pasme ndodhet spojleri i cili në mënyrë automatike aktivizohet.

Pjesa më e madhe e karo serisë është e ndërtuar nga alumini dhe fibra karboni për të ulur në peshë.

ford-gt-vat

Super makina nga Ford vjen me një motor V6 Eco Boost 3.5 twin-turbo, i cili ofron më shumë se 600 kuaj fuqi, ndërsa fuqia transferohet nga rrotat e pasme./itshqip.com

vord-gt-zad ford-gt-zad

RELATED BY