RIM do të lejon spiunim të BlackBerry

Resarch in Motion, kreatorët e telefonit Blackberry, ranë dakord për ti bllokuar porno faqet, dhe të lejojnë qasje për ti spiunuar përdoruesit, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Arabia...

Resarch in Motion, kreatorët e telefonit Blackberry, ranë dakord për ti bllokuar porno faqet, dhe të lejojnë qasje për ti spiunuar përdoruesit, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Arabia Saudite dhe India kërcënuan se do ta ndalojnë këtë telefon dhe shërbimet e tij nëpër këto vende.

Ndryshe nga konkurentët, RIM kontrollon shërbimet e tij, përmes rrjetit që përdor me mesazhe të koduara përmes qendrave në Kanada dhe Britani. Me këtë, vendet lindore të cilat kanë rregulla të veçanta dhe ndalesa nuk kanë mundësi të kontrollojnë dhe cenzurojnë rrjetin, e cila për ta është një problem i madh, dhe disa nga vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe kishin vendosur të ndalojnë shërbimet e BlackBerry, ndales e cila do të vlente edhe për vizitorët dhe turistet.

Sipas Reuters, RIM ra dakord me Indinë për të zhvilluar propozim që do të dorëzonte kodet teknike për shërbimet e e-mail korporatave, do të hapej qasja deri tek emailat e përdorusve për 15 ditë, dhe do të zhvillojnë mjete nga gjashtë deri tetë muaj për të lejuar monitorim të bisedave.

RELATED BY