RIM prezenton tre telefona të reja me Blackberry OS 7.

Research In Motion me një sistem operativ të ri dhe me tre modele të reja të telefonave të mençur Blackberry do të përpiqet të rehabilitohet pas disa muajve të...

Research In Motion me një sistem operativ të ri dhe me tre modele të reja të telefonave të mençur Blackberry do të përpiqet të rehabilitohet pas disa muajve të dështuar. Dy prej tre telefonave, modelet Bold 9900 dhe Torch 9810 janë me ekran në prekje dhe me tastier fizik, një tipar i njohur për karakteristikat e paisjeve Blackberry, përderisa modeli i tretë Torch 9850 është me ekran të plotë në prekje dhe pa tastier fizik.

“Ky është një fillim global i telefonave Blackberry në historinë tonë”, thotë drejtori i RIM, Majk Lazardis.

Të tre modelet vijnë me sistemin operativ më të ri Blackberry OS 7 i cili ka shfletim të përmisuar,  deri në 40 përqind më i shpejtë se BlackBerry 6 OS. Duhet theksuar se ky sistem operativ nga RIM është i optimizuar edhe për HTML5 dhe ka të përmisuar zooming të faqeve. Ka kërkim më zërim, App World të përmisuar dhe të integruar Blackberry ID, mod në më shum prekje, kompas dhe GPS…

Sa i përket mbështetjes harduerike për OS 7, të tre modelet kanë 1.2 GHz procesor, 768 MB RAM, 4-32 GB hapësirë, opsion për regjistrim HD video me një kamerë prej 5 megapikselësh, pastaj një grafikë prej 24 bit dhe me një rezulucion të lartë, dhe senzorë të përmisuar për mbështetjen e aplikacioneve të shtrira në realitetin.

Më shum për telefonat Blackherry, dhe specifikat e tyre dhe detajet tjera kuptohet mund ti gjeni këtu: për Blackberry Bold 9900, për Torck 9850 si dhe për Torch 9810./itshqip

 

RELATED BY