Roboti identifikoi vetveten në pasqyrë (VIDEO)

Qbo, një robot me vizion stereoskopik i cili në vete përmban një softuer për njohjen ose identifikimin e objekteve dhe personave, zhvilluar nga kompania TheCorpora, identifikoi edhe veten në...

Qbo, një robot me vizion stereoskopik i cili në vete përmban një softuer për njohjen ose identifikimin e objekteve dhe personave, zhvilluar nga kompania TheCorpora, identifikoi edhe veten në pasqyrë.

QBO, kodi i të cilit është i lirë, është një robot i vogël i cili ka intelegjencë artificiale krijuar për nevoja shtëpiake. Qëllimi i kreatorëve është që të krijojnin robot i cili do të shërbente si kafshë shtëpiake. QBO posedon vizion stereoskopik(2 kamera të cilat identifikojnë fytyra, thellësinë e imazhit, objekte, ngjyra, harta etj.), sistem për të folur dhe për të njohur të folurit (tani për tani vetëm anglisht mbështet), lidhje të internetit përmes Wi-Fi, senzorë ultrazanor përmes së cilës arrin të shmang objekte dhe rrëzime, e kshtu me rradhë.

Nga TheCorpora thonë se ideja e këtij eksperimenti të vogël erdhi pasi ishte përmendur se vetëm njeriu, delfinët dhe disa lloje të majmunëve mund të njohin vetën e tyre në pasqyrë. Më shum detaje për QBO se si arrin të njohë vetën në pasqyrë mund të zbuloni nga blogu i tij./itshqip

Video:

RELATED BY