Rockstar shtynë lansimin e GTA 5 për PC

Rockstar Games njoftoi që versioni për PC i lojës, Grand Theft Auto V, nuk do të lëshohet deri më 24 Mars 2015, thuajse dy muaj më vonë nga data...

Rockstar shtyen lansimin e GTA 5 për PC

Rockstar Games njoftoi që versioni për PC i lojës, Grand Theft Auto V, nuk do të lëshohet deri më 24 Mars 2015, thuajse dy muaj më vonë nga data që ishte planifikuar.

E lëshuar së pari në Xbox 360 dhe PlayStation 3, loja kohëve të fundit është përditësuar për Xbox One dhe PlayStation 4, si ka shitur mbi 43 milionë kopje në të gjitha formatet në mbarë botën. Megjithatë, Rockstar ka thënë se versioni për kompjuterë “kërkon edhe disa javë shtesë testim dhe përmirësim” deri në lansim.

“Shtyrja e datës së lëshimit nuk është një vendim që ne e marrim lehtë, është një zgjedhje që ne bëjmë vetëm kur është në interes të lojës dhe të fansave,” tha kompania në një deklaratë, transmeton ITshqip.com. “I falënderojmë të gjithë për mirëkuptim dhe iu garantojmë që këto javë ekstra do të vlejnë kur loja të arrijë në muajin Mars.”

Grand Theft Auto V për kompjuter përfshinë një linjë të re funksionesh për grafikë duke mbështetur rezolucionin 4K si dhe konfigurimin e tre monitorëve. Po ashtu, GTA V përfshinë Rockstar Editor, që ofron një set mjetesh për redaktim për të krijuar dhe publikuar videot e regjistruara.

Versioni për kompjuter i GTA Online do të lansohet së bashku me GTA 5, duke mbështetur në të njëjtën kohë deri në 30 lojtarë. Gjithashtu, do të posedojë funksionin e shumë pritur “Heists”, ku lojtarët mund të krijojnë ekipe dhe të përfundojnë misionet komplekse.

Rockstar tha se GTA Online dhe funksioni Heists për konsola do të lansohen në javët e ardhshme para lansimit të versionit për PC./itShqip

RELATED BY