Rrëmbehen profilet e Facebook përmes shtojcave të Chrome

Nuk është e lehtë të mbrohesh në internet, e poashtu nuk mund të ju shmangesh kërcënimeve të shumta nga persona të ndryshëm, prandaj mundohuni që së paku kur e...


Nuk është e lehtë të mbrohesh në internet, e poashtu nuk mund të ju shmangesh kërcënimeve të shumta nga persona të ndryshëm, prandaj mundohuni që së paku kur e përdorni internetin mos klikoni në lidhjet që dyshoni në to, dhe mos instaloni shtojca të dyshimta në shfletuesin tuaj, sepse llogaria juaj e Facebook dhe llogaritë e tjera mund të jenë në pronësi të dikujt tjetër.

Kaspersky Lab ka zbuluar virusin i cili ishte i instaluar brenda shtojcave të Google Chrome në Chrome Web Store me emra të ndryshëm, por më i popullarizuari ishte aplikacioni i quajtur Facebook Apps. Duhet të jeni të vetëdishëm se këto shtojca/aplikacione janë të rreme.

Sipas Kaspersky Lab ky sulm i profilive ka qenë i kufizuar kryesisht në Brazil, që ka pasur viktima të shumta brenda këtij vendi, por ju mund të kujdeseni sadopak për profilin tuaj apo jo? Ne ju lutemi për të mirën tuaj që ta mbroni veten aq sa mundeni./itshqip

RELATED BY