Rrëzohet Facebook-u?

Sipas disa raporteve të lëshuara nga përdorues të ndryshëm, Facebook nuk është hapur në Shqipëri, Belgjikë, Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Francë, Finlandë, Gjermani, Hungari, Islandë,...


Sipas disa raporteve të lëshuara nga përdorues të ndryshëm, Facebook nuk është hapur në Shqipëri, Belgjikë, Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Francë, Finlandë, Gjermani, Hungari, Islandë, Irlandë, Izrael, Itali, Maqedoni, Maltë, Norvegji, Holandë, Portugali, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Suedi, Zvicër, Turqi, Ukrainë dhe Britani të Madhe.

Por nuk është vetëm Evropa e prekur, mos-qasje në Facebook kanë pasur edhe Abu Dabi, Egjipti, Gana, Nepali, Pakistani, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Emiratet e Bashkuara dhe Zimbabve.

Zanafilla e problemit mund të jetë çështja e DNS, që ka shkaktuar problem global në faqen e Facebook. Mediat elekronike kanë kontaktuar Facebook-un, dhe ai është përgjigjur “kemi disa përditësime dhe do kthehemi.”

Ndërsa ende ka probleme, Facebook është i arritshëm në shumicën e vendeve të lartpërmendura, e poashtu edhe në Shqipëri e Kosovë kemi aktivitete të përditshme nga shqiptarët, që do të thotë se Facebook është kthyer në mesin tonë./itshqip

RELATED BY