Rrëzohet rrjeti mediatik “TV5Monde” nga hakerët ‘pro’ ISIS

Rrëzohet rrjeti mediaktik TV5Monde nga hakerët pro ISIS1

Një stacion televiziv francez është raportuar se është hakuar nga hakerët ‘pro’ ISIS duke lënë jashtë linjave transmetimin për tri orë . Faqja në rrjetin social Facebook dhe uebfaqja e televizionit TV5Monde është hakuar gjithashtu, për të cilat Yves Bigot, drejtori i përgjithshëm i rrjetit të televizionit, ka thënë se janë dëmtuar “rëndë”. Programi dhe faqja në rrjetin social janë kthyer, por uebfaqja vazhdon të jetë ende nën përpunime. Ashtu si sulmi i fundit në SHBA, grupi i hakerëve xhihadistë kanë përdorur kërcënime kundër ushtarëve francez duke zbuluar identitetin e të afërmve të tyre.

Ende nuk është kuptuar se si hakerët kanë arritur të posedojnë akses në operim të stacionit, por është kuptuar se janë hakerët e njëjtë që qëndronin prapa sulmit në bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Bigot ka thënë se transmetimi ka për të marrur disa ditë deri në një rikthim normal, pasi që sulmi mendohet që është planifikuar me “javë” të tëra. Ky stacion transmetonte programin e tyre në mbi 200 vende rreth botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadën dhe Anglinë./itShqip/

CategoriesTags

Related Posts