Rritet numri i femrave që kanë themeluar startup

Organizata e cila synon rritjen e femrave themelues të IT startups, Woman 2.0, më herët publikoi një inforgrafik ku shfaqet se është rritur numri i femrave themeluese të startups...

Organizata e cila synon rritjen e femrave themelues të IT startups, Woman 2.0, më herët publikoi një inforgrafik ku shfaqet se është rritur numri i femrave themeluese të startups në tri vitet e fundit. Këto të dhëna janë nga një sondazh i realizuar në audiencës e Woman 2.0.

Një sondazh i ngjajshëm ishte realizuar edhe në vitin 2008, ku 75% nga audieca në Woman 2.0 kishin deklaruar se dëshirojnë të fillojnë startup. Kjo shifër tani është zvogëluar në 50%, por nëse para 3 viteve 25% nga audienca kishte themeluar startup, tani ky numër është zmadhuar në 50%. Që do të thotë gjysa prej atyre që kanë dëshiruar të nisin startup teknologjik, në fakt të njejtën dhe e kanë bërë, me çka numri i femrave themelues në tri vitet e fundit është dyfishuar. Për më shum shikoni infografikun më poshtë/itshqip

(via TechCrunch)

RELATED BY