Rritje e aplikacioneve mobile në 2010, analizë nga Distimo.

Apple mbetet akoma në krye për sa i përket numrit më të madh të aplikacioneve, diku me mbi 300.000 aplikacione mobile në vitin 2010, shifër e cila u dyfishua...

Apple mbetet akoma në krye për sa i përket numrit më të madh të aplikacioneve, diku me mbi 300.000 aplikacione mobile në vitin 2010, shifër e cila u dyfishua në krahasim me vitin e kaluar. Por, Android tregu i Google ka pasur një rritje të pabesueshme. Numri i Android aplikacioneve kishte aritur një numër prej 130.000, shifër e cila është 6 herë më shum se para 1 viti më par, thonë nga agjensioni për analizë të tregut mobilerik, Distimo në raportin e sajë për 2010. Shum larg pas Apple dhe Andorid janë 18.000 aplikacionet të Blackberry, ose 25.000 aplikacionet e Nokia Ovi dyqanit online.

Një krahasim interesant është në mes aplikacioneve të paguara dhe ato pa pagesë(ang. free). Sipas Distimo 300 aplikacionet më të popullarizuara në SHBA gjenerojnë, mesatarisht 3 milionë shkarkime çdo ditë, kundrejt 350.000 aplikacioneve të shkarkuara me pagesë, për një ditë. Krahasuar me vitin e kaluar, shkarkimi i aplikacioneve me pagesë është rritur për diku 30%, kundrejt shkarkimeve të aplikacioneve pa pagesë(ang. free).

Nga ana tjetër, pasi aplikacionet pa pagesë janë dhe më të popullarizuara dhe më shum të shkarkuara, një pjesë e madhe e programerëve si duket vendosin për të shfrytëzuar metoda tjera pagesash mbrenda aplikacioneve, se sa të krijojnë një aplikacione plotësisht me pages.

Raportin e Distimo mund të shikoni këtu. /itshqip.com

RELATED BY