Samsung ATIV Q, pajisja e cila është e konvertueshme

Samsung ka zbuluar ATIV Q, një pajisje e cila është e konvertueshme që mund të kaloi në dy sisteme operative, Windows 8 dhe Android. ” ATIV Q është një...

samsung ativ q ITshqip

Samsung ka zbuluar ATIV Q, një pajisje e cila është e konvertueshme që mund të kaloi në dy sisteme operative, Windows 8 dhe Android.

” ATIV Q është një pajisje e konvertueshme që ka aftësinë për të ndryshuar mënyrat e përdorimit si në Windows 8 ashtu edhe në Andorid. ” tha një zëdhënës nga Samsung.

“Kjo pajisje është e ndërtuar në mënyrë që të përdoret si fletore apo si tabletë duke ju dhënë fleksibilitet dhe komoditet si asnjëherë më parë. ”

Jo vetëm që përdoruesit do kenë mundësi për t`u qasur aplikacioneve që ofron Andorid përmes Google Play, por gjithashtu ata do të kenë mundësinë të transferojnë dokumente apo dosje nga Windows 8 në Android.

ATIV Q, për fillim do jetë në dispozicion për t`u blerë në Britani të Madhe ndërsa më vonë do zgjedhen edhe vendet e tjera për të zgjeruar tregun./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY