Samsung blen shërbimin LoopPay

Samsung blen shërbimin LoopPay

Kompania nga Korea Jugore- Samsung sapo ka bërë një lëvizje të madhe duke blerë kështu platformën për pagesa mobile LoopPay.

Kushtet e marrëveshjes nuk janë mbyllur ende, por në një deklaratë Samsung tha që të dy krijuesit e kompanive do jenë pjesë e kompanisë, ndonëse mbetet e paqartë ende pjesëmarrja e të gjithë ekipit të shërbimit.

E krijuar në vitin 2012, LoopPay iu lejon përdoruesve të kryejnë pagesa ndërmjet telefonave të mençur. Ndryshe nga rivali Apple Pay, i cili përdor teknologjinë NFC, kompania LoopPay përdor MST, një teknologji e ngjashme me shiritat magnetik tek kredit kartelat tradicionale. Përdoruesit e këtij shërbimi mbajnë informacionet e kredit kartelave të tyre në një kuletë digjitale tek aplikacioni LoopPay që është në dispozicion në të dy platformat më të mëdha mobile, iOS dhe Android.

Shërbimi LoopPay është shpallur si një platformë më e mirë dhe më e pranuar se Apple Pay që prej përdorimit të pajisjeve të jashtme harduerike, funksion që shton njëkohësisht edhe një hap ekstra në transaksione.(ITshqip)

CategoriesTags

Related Posts