Samsung dhe BlackBerry mohojnë bisedimet për blerje

Samsung ishte raportuar se kishte filluar bisedimet me kompaninë kanadeze BlackBerry për ta blerë atë me një çmim prej 7.5 miliardë dollarë. Edhe pse BlackBerry është aktualisht e varfër...

Samsung dhe BlackBerry mohojnë bisedimet për blerje

Samsung ishte raportuar se kishte filluar bisedimet me kompaninë kanadeze BlackBerry për ta blerë atë me një çmim prej 7.5 miliardë dollarë.

Edhe pse BlackBerry është aktualisht e varfër në industrinë e telefonave të mençur, kompania ka një numër të madh aksionesh, gjë që sipas Reuters ishte arsyeja kryesore që Samsung dëshironte ta blinte kompaninë, transmeton ITshqip.com

Në muajin Nëntor të vitit të kaluar, Samsung dhe BlackBerry kanë nënshkruar një marrëveshje për të integruar serverin e ndërmarrjes së kompanisë BlackBerry brenda platformës së sigurisë KNOX të kompanisë Samsung në telefonat dhe tabletat e përzgjedhur të linjës Galaxy.

Sidoqoftë, BlackBerry ka mohuar faktin që është në bisedime me kompaninë Samsung duke thënë se ishte në dijeni për këto raporte nga shtypi, ndonëse politika e kompanisë tonë është të mos komentojmë në thashetheme dhe spekulime./itShqip

RELATED BY