Samsung do hap 60 dyqane në Evropë brenda tre muajve

Samsung ka zgjedhur kompaninë Carphone Warehouse si partner të preferuar për hapjen e dyqaneve në Evropë. Carphone do të bashkëpunojë me Samsung për të hapur dhe menaxhuar mbi 60...

Samsung do hap 60 dyqane në Evropë brenda tre muajve

Samsung ka zgjedhur kompaninë Carphone Warehouse si partner të preferuar për hapjen e dyqaneve në Evropë. Carphone do të bashkëpunojë me Samsung për të hapur dhe menaxhuar mbi 60 dyqane të kompanisë koreane.

Carphone Warehouse tashmë është duke menaxhuar tre dyqane pilotësh dhe Samsung duket se është e kënaqur me rezultatin e tyre pastaj ka vendosur të bëjë sa më shpejtë korelacion me këtë kompani.

Natyrisht, të gjitha këto dyqane që do të hapen do ofrojnë pajisje të ndryshme të kompanisë Samsung si telefona të mençur, kompjutera etj.

Dyqanet e reja do të hapen brenda tre muajve të ardhshëm në vendet më të mëdha të BE-së si Gjermania, Irlanda, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Britania e Madhe. Nëse qdo gjë shkon në rregull, Samsung do ia besojë kompanisë Carphone Warehouse edhe dyqanet e tjera që do hapen në të gjithë Evropën./itShqip

RELATED BY