Samsung do sjell Galaxy S4 edhe më të shpejtë

Samsung pretendon se së shpejti do sjell smartphone-in me rrjetin më të shpejtë të avancuar LTE, dhe ky variant do të jetë pikërisht, Galaxy s4 . “Samsung do të...

Galaxy S4 Itshqip LTE RRJETI
Samsung pretendon se së shpejti do sjell smartphone-in me rrjetin më të shpejtë të avancuar LTE, dhe ky variant do të jetë pikërisht, Galaxy s4 .

“Samsung do të jetë kompania e parë e cila ka lansuar smartphone-in me rrjetin 4G të avancuar ” tha J.K Shin, njëri prej udhëheqësve të kompanisë. Po ashtu, Samsung pritet të mbaj një konferencë më 20 Qershor në Londër ku do të prezantoj pajisje të reja të variantit Galaxy.

Edhe në qoftë se Samsung  do lanson pajisje me rrjetin LTE të avancuar, shumë prej përdoruesëve nuk do të jenë në gjendje të përdorin këtë teknologji pasi që rrjeti LTE i avancuar ka një shpejtësi deri në 20 herë më madhe se rrjeti jo i avancuar 4G LTE.

Samsung Galaxy s4 me rrjetin e avancuar LTE do të përdor çipat Qualcomm, pasi që janë të aftë për shpejtësinë 150 Mbps që është më e vogël se minimumi i shpejtësisë standarte të rrjetit të avancuar LTE.

Megjithatë, kjo është një lidhje tri herë më e shpejtë sesa rrjeti LTE që ofron maksimalisht deri në 50 Mbps. Gjithashtu sipas disa raporteve thuhet se nëse dëshirojmë të shkarkojmë një film që zgjatë tre minuta për t`u shkarkuar në rrjetin LTE, atëherë në rrjetin e avancuar LTE do të marr vetëm një minutë.

Samsung planifikon të lansoi Galaxy S4 të përshpejtuar në vendin ku prodhohet, pra tek Koreja e Jugut ndërsa rrjetin e avancuar LTE pritet ta sjellë këtë vjeshtë./itShqip

RELATED BY