Samsung do të padisë Apple-n menjëher pas prezentimit të iPhone5

Apple është duke paditur Samsung tash më një kohë të gjatë nëpër gjith botë, nga SHBA deri në Australi. Shumë nga paditë kompania amerikane arriti ti fitoj. Kuptohet kjo situatë...

Apple është duke paditur Samsung tash më një kohë të gjatë nëpër gjith botë, nga SHBA deri në Australi. Shumë nga paditë kompania amerikane arriti ti fitoj. Kuptohet kjo situatë nuk i pëlqen aspak Samsung, kështu që kanë vendosur të kundërpërgjigjen, duke kërcënuar se do të përpiqet ta ndalojë shitjen e iPhone 5 në Korenë e Jugut, shkruan Korea Times.

Samsung planifikon të hedhë në gjyq Apple-n menjëher pasi të prezentohet iPhone5 në Korenë e Jugut. Baza për këtë padi do të jenë patentat e Samsung lidhur me teknlogjinë e tyre patela. Edhe pse verzioni i pestë i iPhone akona nuk është shfaqur zyrtarisht, as që ka informacione konkrete për të, Samsung tashmë është duke u pregaditur për padi.

Beteja ligjore në mes këtyre dy gjigandëve teknologjik është duke zgjatur me muaj. Apple arriti që në disa vende të ndalojë shitjen e tabletëve Samsung Galaxy Tab, si dhe telefonit të zgjuar Samsung Galaxy S. Shitja e Samsung Galaxy Tab momentalisht është e ndaluar në Gjermani, kurse shitja e telefonave të zgjuar Galaxy S në Hollandë dhe në disa vende tjera europiane. Momentalisht Apple dhe Samsung janë duke u paditur në Angli, Korenë e Jugut, si dhe në Japoni, kurse për betejën ligjore në Australi, Samsung vendosi të shtyjë lansimin e Galaxy Tab në atë kontinent./itshqip

 

RELATED BY