Samsung do ti paguaj Microsoft për çdo Android të shitur

Samsung, si dhe HTC, nënshkroi një marrëveshje me Microsoft, sipas të cilës për çdo telefon të shitur i cili punon në Android, ti paguan një përqindje Microsoftit. Microsoft kërkoi...

Samsung, si dhe HTC, nënshkroi një marrëveshje me Microsoft, sipas të cilës për çdo telefon të shitur i cili punon në Android, ti paguan një përqindje Microsoftit. Microsoft kërkoi një marrëveshje të tillë, disa muaj më para. Përveç kësaj marrëveshje, Samsung dhe Microsoft ranë dakord gjithashtu në punojnë së bashku për të përmisuar dhe reklamuar Windows Phone.

Arsyeja për këtë marrëveshje është që Samsung të marrë leje për përdorimin e patentave të Microsoft të cilat janë pjesë e sistemit operativ Android. Samsung si duket nuk mendojnë se lëvizja e Google për të blerë Motorola Mobility dhe patentët e tyre do të ndihmojnë në parandalimin e padive të mëtejshme lidhur me sistemin operativ të Googles. Microsoft tashmë ka paditur Motorola Mobility për shkeljen e 9 patentave, dhe është pothuajse e sigurt se edhe Samsung do të pësonte të njejtin fatë nëse qëndron akoma me Google, i cili sigurisht do të kushtojë vëmendje Motorola Mobility, kompani për të cilën pagoi 12,5 miliardë dollarë.

Microsoft në muajt e fundit ka nënshkruar disa marrëveshje të tilla me kompani harduerike të cilët përdorin sistemin operativ Android, në mesin e të cilëve janë edhe Acer dhe ViewSonic. Microsoft nga marrëveshjet e tilla ka pesë herë më shum të ardhura se sa nga Windows Phone./itshqip

 

RELATED BY