Samsung duke përgaditur Galaxy S6?

Edhe pse jemi larg ende për disa muaj të një prezantimi të mundshëm për Samsung Galaxy S6, thashethemet për një pasues të Galaxy S5 kanë filluar. Në fakt, një...

Samsung duke përgaditur Galaxy S6

Edhe pse jemi larg ende për disa muaj të një prezantimi të mundshëm për Samsung Galaxy S6, thashethemet për një pasues të Galaxy S5 kanë filluar. Në fakt, një lajm i javës së kaluar, pohoi për një ridizajnim që nga e para të pajisjes. Dhe mund të themi se po, kjo do të jetë një “bishë” pajisje për nga performancat.

Project Zero, kështu është thënë se do të quhet projekti për Galaxy S6, sipas thashethemeve. Telefoni pritet të vijë me ekran QHD, procesor 64-Bit Snapdragon 810 SoC ose Extynos 7420 me tetë bërthama. Kamera do të jetë optikisht e stabilizuar me rezolucion nga 16MP deri 21MP. Interesante mund të jetë funsioni për skanimin e irisit të syrit, një funksion sigurie që do t’a bëjë pajisjen më të besueshme.

Megjithatë, ju rikujtojmë se këto janë vetëm thashetheme dhe se për çdo lajm tjetër ITshqip do të ju njoftojë./itShqip

RELATED BY