Samsung Galaxy Gear do vijë me ngjyra të ndryshme

Ora e mençur nga Samsung, Galaxy Gear është përfolur se do lansohet vetëm disa javë më vonë, pra së bashku me pajisjen e mençur Samsung Galaxy Note 3. Galaxy...

Samsung Galaxy Gear do vijë me ngjyra të ndryshme

Ora e mençur nga Samsung, Galaxy Gear është përfolur se do lansohet vetëm disa javë më vonë, pra së bashku me pajisjen e mençur Samsung Galaxy Note 3.

Galaxy Gear do jetë në dispozicion në katër ngjyra, bazuar nga SamMobile të cilët thojnë se kanë kontaktuar me një të brendshëm i cili ju ka dhënë informacione.

Sipas SamMobile, ora e mençur fillimisht do jetë në dispozicion në ngjyrë të bardhë, gri, portokalli dhe ngjyrë të zezë duke u lansuar një javë më vonë edhe pse deri tani asgjë nuk është e konfirmuar nga kompania.

Edhe pse thashethemet rreth orës Galaxy Gear janë të pakta, por është menduar se do ketë ekran OLED dhe do jetë  orë sportive.

Kjo nuk është ende e qartë se qfarë karakteristika do ketë Galaxy Gear, por më shumë pritet se do ketë funksionet për leximin e mesazheve, përgjigjen e thirrjeve, ndoshta edhe të shfletoni në uebfaqe të ndryshe duke u lidhur me pajisjet si Samsung Galaxy S4./itShqip

RELATED BY