Samsung Galaxy Note 4 do të lansohet më 3 Shtator

Shumë burime të huaja sygjerojnë që Samsung Galaxy Note 4 do të lansohet zyrtarisht në një eviniment që do të mbahet më 3 Shtator. Fableti i ardhshëm i kompanisë...

Samsung Galaxy Note 4 do të lansohet më 3 Shtator

Shumë burime të huaja sygjerojnë që Samsung Galaxy Note 4 do të lansohet zyrtarisht në një eviniment që do të mbahet më 3 Shtator.

Fableti i ardhshëm i kompanisë Samsung është thënë se do të lansohet në evenimientin pre-IFA që do të mbahet më 3 Shtator.

Data e lansimit nuk është ndonjë surprizë e madhe pasi që Samsung gjithmonë ka përdorur fillimin e Shtatorit për të marrur disa konsumatorë nga Apple,  e cila zakonisht debuton gjeneratën e fundit të iPhone-it brenda këtij muaji.

Në fakt, disa thashetheme sygjerojnë që lansimi i Samsung Galaxy Note 4 do të koincidojë me iPhone 6 që pritet të arrijë vonë gjatë muajit Gusht ose në fillim të Shtatorit.

Samsung Galaxy Note 4 pretendohet se do të ketë procesor Quad-Core QualComm Snapdragon 805, ekran 5.7 inç me rezolucion 2560 x 1440 piksela, 3GB RAM, aftësi për të rekorduar video 4K dhe kamerë 16 mega-piksel.

Njëkohësisht, disa thashetheme sygjerojnë që tableti me Android mund të ketë ekran të lakuar./itShqip

RELATED BY