Samsung Galaxy Note 8.0 arrin më 11 Prill në SHBA

Sipas disa burimeve, Samsung Galaxy Note 8.0 neser më 11 prill do lansohet në SHBA. Samsung shfaqi tabletën me 8 inç qysh në muajin shkurt të këtij viti gjatë...

Sipas disa burimeve, Samsung Galaxy Note 8.0 neser më 11 prill do lansohet në SHBA. Samsung shfaqi tabletën me 8 inç qysh në muajin shkurt të këtij viti gjatë Kongresit Botëror Mobil të mbajtur në Barcelonë. Por gjatë zbulimit, Samsung nuk tregoi asgjë rreth datës së lansimit dhe as çmimin e kësaj tablete.

Versioni me hapsirë 16GB dhe me Wi-Fi ishte në shitje gjatë kësaj jave në Britani të Madhe, dhe Samsung njoftoi se tani do jetë  në shitje edhe në SHBA me  çmim  399 dollar.

Samsung-Galaxy-Note-8 ITshqip.COm

Samsung Galaxy Note 8.0 ka një procesor Exynos Quad-Core 1.6GHz, 2GB RAM, dhe kamerën mbrapa 5 mega-piksel ndërsa atë para 3 mega-piksel .

Pajisja me ekran 8 inç ka një rezolicion me 1280×800 piksel, ka 16GB hapsirë të intergruar e cila mund të rritet përmes kartës microSD deri në 64GB.

Samsung tashmë është duke punuar në versionin, Samsung Galaxy Note 8.0 3G/LTE, edhe pse për këtë nuk ka konfirmuar asgjë rreth datës së lansimit apo çmimit të pajisjes./ITshqip

RELATED BY