Samsung Galaxy S arrinë në Mbretërinë e Bashkuar

Shumë telefona të bukur janë duke arritur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe tani në radhë është Samsung. Duke iu falenderuar Vodafone, tani në tregun e telefonave celular të Mbretërisë...

Shumë telefona të bukur janë duke arritur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe tani në radhë është Samsung. Duke iu falenderuar Vodafone, tani në tregun e telefonave celular të Mbretërisë së Bashkuar do arrijë edhe telefoni më i ri nga Samsung, është fjala për Samsung Galaxy S.

Ne do ju informojmë me disa nga karakteristikat kryesore të këtij telefoni. Përveç pamjes shumë të bukur që ka ky telefon, ka edhe disa karakteristika tjera shumë të mira. Ka një ekran prej 4 inçash, me rezulucion 800×480 piksella. Ka kamerë prej 5 megapiksellësh. Ka hapësirë me kapacitet prej 16GB po kjo mund të rritet deri në 32GB përmes portit për kartela microSD.
Për tu mbushur dhe lidhur me kompjuterë ka një port standardë USB 2.0.Po ashtu përkrahë lidhjet(rrjetat) si 3G, GPRS, HSDPA, Bluetooth 3.0 dhe 802.11 b/g/n.

Sa i përket çmimit ende nuk ka diqka zyrtare,por ka informacione se ky telefon që ka hapësirë me kapacitet prej 8GB do kushtojë 499.99 funta, që shëndrruar në euro i bie të kushtojë diku rreth 585 euro.

RELATED BY