Samsung Galaxy S2, eksplodon në xhep?

Viti i Ri po afrohet dhe me të vërtetë na nevoiten shumë fishekzjarre që të festojmë aq shumë sa i gjithë qielli të shndërisë. Prandaj edhe një të riu...


Viti i Ri po afrohet dhe me të vërtetë na nevoiten shumë fishekzjarre që të festojmë aq shumë sa i gjithë qielli të shndërisë. Prandaj edhe një të riu që po shkonte në shkollë i erdhi një fishekzjarre e vogël në xhepin e tij, e cila nuk bëri shumë tym, por kishte një erë të padurueshme.

Pra, ai qe ne po e quajmë fishekzjarr ishte një pajisje Samsung Galaxy S2 Skyrocket, e cila eksplodoi në xhepin e të riut, por fatmirësisht djaloshi nuk kishte marrë asnjë dëmtim serioz.

“Kam dëgjuar një tingull jo shumë të madh dhe kam ndjerë një ndjesi që e ndjen kur digjet diçka dhe kur unë futa dorën në xhep zbulova se telefoni im kishte eksploduar brenda xhepit tim. Nuk kishte shumë tym por era ishte e padurushme. Prandaj nëse dikush do të festoj festat e fundvitit, atëherë ta blejë një Samsung Galaxy S2 Skyrocket, i cili është vërtetë i nxehtë dhe ju ofron kënaqësi për festat,” tha djaloshi në raporte, duke u buzëqeshur./itshqip

RELATED BY