Samsung Galaxy S4 arrin mbi 20 milionë shitje!

Samsung Galaxy S4 u bë pajisja më e shpejtë e shitur e cila qysh një muaj pas lansimit arriti 10 milionë shitje, ndërsa tani sipas disa raportave nga mediat...

Samsung Galaxy S4 arrin mbi 20 milionë shitje

Samsung Galaxy S4 u bë pajisja më e shpejtë e shitur e cila qysh një muaj pas lansimit arriti 10 milionë shitje, ndërsa tani sipas disa raportave nga mediat Koreane, Galaxy S4 ka kaluar mbi 20 milonë shitje.

Galaxy S4 është lëshuar në treg në fund të muajit Prill, i cili arriti 10 milonë shitje dhe 20 herë më shpejtë i shitur sesa paraardhësi i tij, Galaxy S3, ndërsa tani shitjet janë rritur për më shumë se 20 milionë.

Ky ka qenë edhe lansimi më i suksesshëm deri më sot për kompaninë. Në të vërtetë, javët e fundit është lansuar edhe një variant i ri, Galaxy S4 Zoom, i cili ka një kamerë 16 mega-piksel dhe mundësi për zmadhim deri në 10 herë. Përveq këtij varanti është edhe Galaxy S4 Mini i cili është lansuar disa ditë para Galaxy S4 Zoom.

Që të tri modeleve i bashkangjitet edhe Galaxy S4 LTE-A, një model i cili mbështet rrjetin LTE të avancuar që është debutuar në Koren e Jugut javën e kaluar. Ky variant me shpejtësi të avancuar duhet të pres rrjetin LTE-A për të zgjeruar tregun për në vendet e tjera./itShqip

RELATED BY