Samsung Galaxy S4 lansohet në Nju Jork

Pas shumë spekulimeve që ishin bërë rreth Galaxy S4, tani Samsung lanson pajisjen në Nju Jork. Siq ishte konfirmuar edhe më parë nga kompania se Samsung Galaxy S4 do...

GalaxyS4 Itshqip Smasung

Pas shumë spekulimeve që ishin bërë rreth Galaxy S4, tani Samsung lanson pajisjen në Nju Jork.

Siq ishte konfirmuar edhe më parë nga kompania se Samsung Galaxy S4 do të  lansohet gjatë këtij muaji, kryesisht me 14 Mars, ashtu edhe ndodhi. Po ashtu edhe spekulimet rreth specifikave të pajisjes kanë qenë thuajse të sakta.

Samsung Galaxy S4 ka një procesor Exynos 1.6 MHz me 8 bërthama, 2GB RAM, një ekran me kualitet HD me madhësi 5 inç, kamerën mbrapa 13 megapiksel ndërsa para 2 megapiksel, dhe vjen me hapsirë të mundshme deri në 64GB duke përdorur MicroSD. Po ashtu ka sistem operativ Android me versionin e fundit Android Jelly Bean 4.2.2 .

Galaxy S4 po ashtu vjen edhe me një numër të madhë funksionesh, pra siq ju kemi paralajmëruar më parë, ndërsa kamera është ajo që ja vlen të dallohet pasi që ka shumë përmisime si në kualitet ashtu edhe në funksione të tjera.

Samsung Galaxy S4 pritet të jetë në shitje më 25 Prill në Britani të Madhe, por rreth çmimet ende nuk është konfirmuar asgjë. /ITshqip

RELATED BY