Samsung Galaxy S5 arrin 10 milionë shitje brenda 25 ditëve

Sipas një raporti që vjen nga Korea Jugore, Samsung ka shitur 10 milionë njësi të Galaxy S5 brenda 25 ditëve. Ky numër i arritur nga Samusng tejkalon edhe atë...

Samsung Galaxy S5 thyen rekord në shitje

Sipas një raporti që vjen nga Korea Jugore, Samsung ka shitur 10 milionë njësi të Galaxy S5 brenda 25 ditëve. Ky numër i arritur nga Samusng tejkalon edhe atë të Galaxy S4 të vitit të kaluar.

Galaxy S5 ka arritur të thyej rekord në shitje qysh në ditët e para të lansimit pasi që ishte lansuar në shumë vende,  gjë e cila padyshim i krijoi avansim.

Qysh në fillim të linjës Galaxy S, çdo model i ri ka sjellur perfomanca edhe më të forta. Nëse shikojmë prapa, Galaxy S4 ka arritur 10 milionë shitje brenda 27 ditëve, Galaxy S III brenda 50 ditëve, Galaxy S II brenda 5 muajve, kurse Galaxy S brenda 10 muajve.

Edhe pas rritjeve madhështore të shitjeve, Samsung nuk është aq lart nga shitjet e kompanisë Apple, e cila çdo vit thyen rekord qysh në javën e parë të debutimit, këtë vit arriti 9 milionë shitje me iPhone 5S dhe 5C./itShqip

RELATED BY