24/Apr/2014
Samsung dhe ekipi i kompanisë Swarovski kanë vendosur të krijojnë një version tjetër të pajisjes së fundit, version i cili do quhet Samsung Galaxy Crystal Edition, që do të thotë se ky do të jetë me kristal. Pra, tani është koha që Galaxy S5 të ketë edhe edicionin e tij të koleksionit me kristal.
Më parë kemi parë edicionet e tjera me kristal për Galaxy S II, Galaxy s II Mini dhe Galaxy S4, dhe së fundi edhe pajisjen Galaxy Note 3.
Sidoqoftë, Samsung Galaxy S5 Crystal Edition pritet të vijë në muajin Maj dhe kjo është e gjitha që është zbuluar nga video e mëposhtme e lëshuar nga kanali zyrtar i kompanisë koreane Samsung./itShqip