Samsung Galaxy S5 thyen rekord në shitje

Telefoni i mençur nga Samsung, Galaxy S5, është lansuar të premten dhe tashmë po tregon rezultate më të mira sesa paraardhësi i tij. Shitjet e Galaxy S5 që prej...

Samsung Galaxy S5 thyen rekord në shitje

Telefoni i mençur nga Samsung, Galaxy S5, është lansuar të premten dhe tashmë po tregon rezultate më të mira sesa paraardhësi i tij.

Shitjet e Galaxy S5 që prej ditës së lansimit tregojnë shifra të dyfishta në krahasim me numrin e shitjeve të Galaxy S4.

Numri i shitjeve në disa vende të pajisjes Galaxy S5 është rritur për 30 përqind në krahasim me pajisjen Galaxy S4 të vitit të kaluar. Galaxy S5, i cili është lansuar në 150 vende, është gjithashtu i shitur edhe në shumë tregje të ndryshme globale.

Edhe pse kompania Samsung nuk ka konfirmuar për numrin e shitjeve që prej ditës që është lansuar, një zëdhënës tha se numrat kishin arritur milionat. Vitin e kaluar, Galaxy S4 ka arritur 10 milionë shitje brenda një muaji, duke krijuar një rekord të ri të telefonave të mençur nga Samsung. Në i krahasojmë me Galaxy S3, atëherë ky i fundit ka prekur këtë shifër brenda 50 ditëve.

Galaxy S5 ka ekran 5.1 inç me rezolucion 1.920 x 1.080 HD, procesor Quad Core 2.5GHz dhe Android 4.4.2 KitKat. Kjo pajisje ka sensor për mbatjen e rrahjeve të zemrës, skaner gishtërinjësh dhe opsionin për ruajtjen e baterisë e cila mund të shtyjë jetëzgjatjen e saj deri në disa orë./itShqip

RELATED BY