Samsung Galaxy S5 vjen më 11 Prill

Pajisja e mençur Samsung Galaxy S5 u prezantua dje nga shefi ekzekutiv i kompanisë, J.K Shin. Kjo pajisje u prezantua  në Kongresin Botëror Mobil që është duke u mbajtur...

Samsung Galaxy S5 vjen më 11 Prill

Pajisja e mençur Samsung Galaxy S5 u prezantua dje nga shefi ekzekutiv i kompanisë, J.K Shin. Kjo pajisje u prezantua  në Kongresin Botëror Mobil që është duke u mbajtur në Barcelonë.

Po ashtu, kompania prezantoi edhe pajisjet Gear 2, Gear 2 Neo dhe Gear Fit, por nuk dha ndonjë informat rreth çmimit të tyre.

Samsung Galaxy S5 do lansohet në 150 vende dhe vjen në dy variante, njëri 16GB dhe tjetri 32GB. Po ashtu, kompania do lansojë Galaxy S5 më 11 Prill të këtij viti.

Galaxy S5, ka ekran 5.1 inç me ekran HD 1920×1080, procesor Quad-Core 2.8GHz dhe sistem operativ Android 4.4.2 KitKat. Gjithashtu do ketë edhe disa funksione si sensorët për rrahjet e zemrës, Bluetooth 4.0 dhe skanimin e gishtave.

Nëse prezantimi i kësaj pajisje ju ka ikur, atëherë në videon më poshtë mund ta shikoni prezantimin e Galaxy S5 i cili fillon pas 14 minutave./itShqip

RELATED BY