Samsung Galaxy S6 me ekran të zakonshëm dhe të lakuar?

Jo shumë kohë më parë, ne kemi dëgjuar që Samsung do të projektoj telefonin e mençur të ardhshëm Galaxy S6 që nga e para. Thashethemet e tjera flasin për...

Samsung Galaxy S6 me ekran të zakonshën dhe të lakuar2

Jo shumë kohë më parë, ne kemi dëgjuar që Samsung do të projektoj telefonin e mençur të ardhshëm Galaxy S6 që nga e para. Thashethemet e tjera flasin për një pajisje të re që do të ketë një ekran të lakuar ashtu si Galaxy Note Edge, por në të dy anët, jo vetëm të parën.

Tani, Sam Mobile ” mund të konfirmoj” që telefoni i ardhshëm i mençur do të quhet Galaxy S6 – por vështirë të themi se është surprizë. Uebfaqja gjithashtu shton se ne mund të shohim edhe variantin Galaxy S6 Edge, i cili në të vërtetë do të ofroj ekran të lakuar, por nuk dihet se a do të jetë në dy pjesë apo vetëm njërën. Duke supozuar se e gjithë kjo është e vërtetë, duket se ne do të kemi një Galaxy S6 të zakonshëm, me ekran të rrafshët si dhe një version tjetër me ekran të lakuar. Ky i fundit mund të lansohet vetëm në dyqane të përzgjedhura – ashtu si Galaxy Note Edge.

Të përkujtojmë se thashethemet për Galaxy S6 flasin për një ekran 1440 x 2560 Quad HD, kamerë frontale 5 megapisel, 16 ose 20 megapiksel kamerën mbrapa, procesor Qualcomm Snapdragon 810 ose Samsung Exynos 7420. Trupi i telefonit duhet të jetë i ndërtuar nga metali, të paktën në disa pjesë.

Samsung pritet të prezantoj Galaxy S6 në tremujorin e parë të 2015 – një vit pas Galaxy S5./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY