Samsung Galaxy S6 do të jetë i lakuar në të tri anët?

Samsung planifikon të lansojë një telefon të mençur me ekran 5.1 inç që do të ketë ekran të lakuar në të dy anët. Nëse e keni vështirë ta imagjinoni...

Galaxy S6 do të jetë i lakuar në të tri anët

Samsung planifikon të lansojë një telefon të mençur me ekran 5.1 inç që do të ketë ekran të lakuar në të dy anët.

Nëse e keni vështirë ta imagjinoni atë, shikoni telefonin Galaxy Note Edge, i cili ka njërën anë të lakuar.  Në qoftë se raporti nga Bloomberg është i saktë, Samsung do të lëshojë dy telefona të mençur në muajin Mars, ku të dy të posedojnë një trup metalik, transmeton itShqip.com.

Përveç kësaj, disa burime të tjera shfaqin një foto sipas të cilës Samsung do të lansojë pesë modele të ndryshme, disa me ekran të zakonshëm, ndërsa të tjerët me ekran të lakuar.

Kompania pritet të zbulojë telefonin e ardhshëm në Kongresin Botëror Mobil që do të mbahet më 1 Mars në Barcelonë. Ndërkohë, Samsung nuk ka konfirmuar ende asgjë për thashethemet që po qarkullojnë rreth Galaxy S6, megjithëse në blogun zyrtar kompania ka publikuar një postim në të cilin ka thënë se “kamera e telefonit të mençur do të jetë inteligjente, duke iu lejuar përdoruesve të shkrepin foto mahnitëse në çfarëdo kushte”. (ITshqip)

RELATED BY