Samsung Galaxy S6 do të vijë në dy versione

Samsung ka në plan të bëjë disa ndryshime madhështore në dizajn në telefonat e ardhshëm, bazuar në një raport nga Business Insider. Po ashtu, disa burime që vijnë nga...

Samsung Galaxy S6 do të vijë në dy versione

Samsung ka në plan të bëjë disa ndryshime madhështore në dizajn në telefonat e ardhshëm, bazuar në një raport nga Business Insider. Po ashtu, disa burime që vijnë nga kompania Samsung tregojnë që Galaxy S6 pritet të vijë në dy modele: njëri me trup metalik dhe tjetri me ekran të lakuar, të ngjashëm me Galaxy Note Edge.

Një telefon me trup metalik do të jetë një ndryshim nga Samsung që zakonisht përdor plastikën si material, ndonëse ende nuk është e sigurt nëse telefoni i ri i kompanisë do të jetë i ndërtuar vetëm nga metali apo do të jetë përzierje metal dhe plastik. Megjithëse, pamjet e fundit të lëshuara shfaqin një kornizë e gjitha e ndërtuar nga metali.

Përveç kësaj, Samsung ka raportuar se do të zbulojë një orë të mençur me ekran të rrumbullakët të ngjashëm me Moto 360. Ende mbetet e pa qartë se çfarë funksione softuerike do të ketë ora, por platforma mobile pritet të jetë ajo nga Samsung ,Tizen.

Të dy pajisjet dhe ora e mençur pritet të zbulohen në Kongresin Botëror Mobil në muajin Mars, ndonëse çmimi dhe data e lansimit mbeten ende të pazbuluara, transmeton ITshqip.com.

Kongresi Botëror Mobil fillon dy muaj më vonë, kështu që planet e kompanisë Samsung mund edhe të ndryshojnë deri në shfaqje./itShqip

RELATED BY