Samsung Galaxy S6, telefoni i parë me 4GB RAM

Muaj më parë ne kemi dëgjuar që gjenerata e ardhshme nga Samsung, Galaxy S6 mund të ketë 4GB RAM, por duket që kompania tashmë e ka konfirmuar këtë. Megjithatë,...

Samsung Galaxy S6, telefoni i parë me 4GB RAM

Muaj më parë ne kemi dëgjuar që gjenerata e ardhshme nga Samsung, Galaxy S6 mund të ketë 4GB RAM, por duket që kompania tashmë e ka konfirmuar këtë. Megjithatë, nuk është vetëm kjo, pasi që ky RAM mund të jetë më efikas sesa modulet egzistuese.

Samsung njoftoi që ka filluar prodhimin masiv të industrisë së RAM memorieve me 4GB LPDDR4 për telefona të mençur dhe tableta. Çipi LPDDR4 nga Samsung do të jetë dy herë më i shpejtë sesa i zakonshmi DDR3 DRAM që përdoret në kompjutera dhe që mund të mbështet regjistrimin e videove UHD si dhe shkrepjen e imazheve me rezolucion shumë të lartë me 20 megapiksel, kështu që kjo do të jetë një lehtësi e madhe për kamerat e telefonave.

Duke marrur parasysh që është më i shpejtë sesa DDR3 DRAM dhe është i dizajnuar për tableta, ky modul RAM memorie mund të marr shumë shpejtë rrugën tek kompjuterët apo laptopët. Sidoqoftë, për herë të parë ne mund t’a shohim këtë RAM memorie tek pajisjet që priten të lansohen vitin e ardhshëm, Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Note 5./itShqip

RELATED BY