Samsung kërkon kodin burimor të iPhone 4S

Rasti Samsung dhe Apple dalë ngadalë po shëndrohet në seri spanjolle, ose me të rejën seri turke, dhe ne jemi këtu për t’ju shpjeguar epizodin e radhës. Në Australi,...

Rasti Samsung dhe Apple dalë ngadalë po shëndrohet në seri spanjolle, ose me të rejën seri turke, dhe ne jemi këtu për t’ju shpjeguar epizodin e radhës. Në Australi, Samsung vazhdon të kundërshtojë sulmet kundër Apple, duke kërkuar nga gjykata australiane qasje deri tek kodi burimor i iPhone 4S, si dhe informacione për marrëveshjet të cilat Apple i ka nënshkruar me operatorët më të mëdha në këtë shtet. E gjithë kjo me qëllim që të ndalohet shitja e iPhone 4S.

Samsung me këtë veprim është duke përforcuar betejën ligjore në Australi, pasi që gjykata australina vendosi që përkohësisht të ndalojë shitjen e tabletit Samsung Galaxy Tab 10.1, ndalesë e cila ishte inicuar nga Apple. Samsung tani ka ngritur kundër-padi, duke akuzuar Apple se ka shkelur tri patenta lidhur me teknlogjinë e saj patela 3G, padi e cila tashmë është ngritur edhe në Europë.

Kërkesa për kodin burimor, si dhe marrëveshjet me Vodafone, Telestra dhe Opus është me qëllim që kompania koreane të ndërtojë çështje ligjore për të ndaluar shitjen e iPhone 4S. Interesante për Samsung është se për këtë rast është përgjegjës po i njejti gjykatës i cili kishte udhëhequr dhe rastin kundër tabletit të tyre. Për Samsung më e keqja është se iPhone 4S po shitet në Australi tashmë 2 javë. Ky rast duhet të vazhdojë më 4 nëntorë./itshqip

RELATED BY