Samsung konfirmoi se do sjell orë të mençur

Samsung konfirmua se është duke punuar me një orë të mençur, pra sikur rivali i tijë kryesor Apple me iWatch. Sipas disa burimeve, nënkryetari i kompanisë Samsung Lee Young...

Samsung Chinnise

Samsung konfirmua se është duke punuar me një orë të mençur, pra sikur rivali i tijë kryesor Apple me iWatch.

Sipas disa burimeve, nënkryetari i kompanisë Samsung Lee Young Hee, pranoi se kompania e tyre është duke punuar për krijimin e një ore të mençur. Gjithashtu shtoi se ” Ne jemi duke përgaditur produkte për të ardhmen, dhe njëra prej tyre do të jetë edhe ora e mençur” .

Nënkryetari i kompanisë refuzoi të jap më shumë detaje rreth planeve për lansimin e produktit, duke deklaruar se kompania do të bëjë një koncept dhe do ta paraqes atë në treg në mënyrë që klientët ta përdorin atë plotësisht.

Megjithatë, për Samsung nuk është hera e parë që ka përgaditur një orë, pasi që këtë e bëri gjatë vitit 2009 duke lansuar modelin S9110./ITshqip

RELATED BY